Rriten temperaturat në Shqipëri

Bregdeti dhe zonat e ulëta në Shqipëri vijojnë të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Lajme

21/02/2019 09:06

Por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri vonë pasdite, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rritje të lehtë sjell dhe mesdita duke variuar nga -3°C deri në 19°C, maksimumi në zonat perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim dy ballë.