Rriten të hyrat në doganë për shtatë milionë euro më shumë

Dogana e Kosovës ka rritur të hyrat për shtatë milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njejtë kohore të vitit të kaluar.

Lajme

21/04/2017 13:55

“Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 2,5% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 7 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 263,2 milion deri me 20 prill 2016 derisa në këtë periudhë janë mbledhur 269,8 milion euro”- thuhet në njoftimin e Doganës.