Rriten aksionet e Facebook’ut

Aksionet e kompanisë Facebook janë rritur për 17% pas rritjes së të ardhurave në kompani, kryesisht nga suksesi i kampanjës së shitjes së hapsirave reklamuese në verzionin mobil të FB.

Lajme

30/01/2014 23:42

Raportohet se aksionet e kompanisë Facebook kanë shënuar rritje të konsiderueshme, pas suksesit të shitjes së hapsirave reklamuese në aplikacionin mobil të kompanisë.

Së paku 32 agjent ndërmjetësues e kanë ngritur çmimin cak të tyre për aksionet e Facebook’ut, aksione të cilat arritën deri në vlerën maksimale prej 62.5 dollarë amerikan gjatë ditës së martë.

Nëse fitimet mbeten siç janë,  kjo do të jetë rritja më e madhe e aksioneve për një ditë të vetme që nga Korriku i vitit 2013. Nga kjo kompania do të kishte 20 miliardë dollarë më shumë kapital nga 136 miliardë sa i ka tani.

Çmimi më i madh që kishin cak disa nga nëdrmjetësuesit ishte 82 dollarë, çmim ky që do i jepte rrjetit social më të madh në botë vlerën e mëse 200 miliardë dollarëve.

Facebook dhe rivali Google po mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të përfituar nga platforma e mobilëve, pasi që numri i përdoruesëve të smartfonëve po rritet çdo ditë e më shumë.

“Deutsche Bank” ka llogaritur se në vitin 2017, 4 miliardë njerëz do të çasen në internet nëpërmjet smartfonëve, gjë që do të ndikojë në rritjen e investimeve për reklamime në këtë platformë për 70 miliardë dollarë në po atë vit.