Rrihet 16 vjeçari në autobus, në vend të shkollës përfundon në spital (Foto)

Në vend të bankës shkollore, sot Egzoni 16 vjeç nga Kumanova kaloi ditën nëpër spital dhe stacion policor, njofton tv21.

Lajme

22/03/2017 23:03

Gjashtë persona ende të panjohur për policinë e rrahën Egzonin duke shkaktuar lëndime në fytyrë, duar dhe shpinë.

Për Egzonin ky është incidenti i parë që përjeton, edhe pse ka dy vjet që udhëton në të njëjtin relacion me autobus.

“Duke zbrit te shkolla e tyre përnjëherë më kanë sulmuar 6 veta. Më kanë goditur me boksa, shkelma…Po jam i frikësuar, nuk është gjendje e mirë. Nesër do të shkoj në shkollë, me veturë me babin”, u shpreh Egzon Ajdini.

Babai i Egzon Ajdini, Ismeti është i frikësuar për sigurinë e djalit të tij, dhe fton organet e rendit që t’i gjejnë sulmuesit.

Këtë ndjenjë e ka meqë i biri i ka rrëfyer se ata që e rrahën, edhe e kanë kërcënuar.

Ministria e policisë konfirmon rastin e sulmit, dhe se po e heton ngjarjen ku pësoi lëndime djaloshi.