Rrihen profesorët në Fakultetin e Arteve (Video)

Në fakultetin e arteve të Universitetit të Prishtinës, paraditen e së enjtes ka ndodhur një incident.

Lajme

12/10/2017 20:31

Profesori Alban Nimani po pretendon që është sulmuar nga kolegu i tij Mehmet Behluli.

E pikërisht këtë akuzë ka edhe Behluli për të duke thënë se Nimani veçse njihet si një person që i ka sjellë telashe fakultetit.

Të dy palët pretendojnë që kanë dëshmitarë që tregojnë se kush e sulmoi kë.

Këtë rast Nimani e ka paraqitur edhe në polici.

YouTube player