Rrihen mes vete dy kosovarë në Shëngjin

Dy persona nga Kosova janë arrestuar nga Policia e Lezhës në Shëngjin, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete.

Lajme

21/08/2018 17:59

Sipas policisë së Shtetit, të hënën janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për shtetasit B.G. dhe B.P., vjeç 37 e 20, banues në Kosovë dhe Shëngjin, pasi kanë goditur me grushte e mjete të forta njëri-tjetrin.

Rasti do të ndiqet sipas neneve 90 e 89 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.