RrGK publikon raportin “Buxhetimi për përmirësimin e barazisë”

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS), që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri “Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë”.

Lajme

17/11/2017 07:59

Gjatë këtij lansimi, RrGK do të prezantojë të gjeturat kyçe dhe rekomandimet e arritura nga analiza, si dhe mirëpret diskutim sa i përket të gjeturave.

Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u zotua të zbatojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, në pajtueshmëri me obligimet ligjore të caktuara në Ligjin për Barazi Gjinore dhe kërkesat e bëra nga Ministria e Financave në qarkoret e fundit buxhetore.