Rrëzohet një avion ushtarak egjiptian, shtatë të vdekur

Një fluturake ushtarake është rrëzuar në Egjipt, me ç’rast kaun humbur jetën shtatë anëtarë të ekuipazhit, transmeton BBC. 

Bota

21/09/2014 16:46

Sipas raporteve të deritashme, aeroplani është rrëzuar në Kam Ashim, në jug të kryeqytetit Kajro. Thuhet se aeroplani ushtarak u rrëzuar shkaku i “komplikimeve teknike”.

Nuk dihet ende se për çfarë modeli të aeroplanit është fjala dhe as sa anëtërë të ekuipazhit kanë qenë gjithsej në të.