Rrëzohet helikopteri televiziv, dy të vdekur

Stacioni televiziv raportoi se helikopteri ishte duke ardhur për të ateruar në pistën në kulmin e rrafshët të një ndërtese, të martën në mëngjes (sipas orës lokale) kur duket se ka goditur murin anësor të një ndërtese, duke goditur disa vetura në Broad Street.

Bota

18/03/2014 15:44

Një helikopter i KOMO-TV është rrëzuar sot jashtë stacionit të vet afër Seattle Space Needle duke lënë dy persona të vdekur, ka bërë të ditur Departamenti i Zjarrfikësve.

Stacioni televiziv raportoi se helikopteri ishte duke ardhur për të ateruar në pistën në kulmin e rrafshët të një ndërtese, të martën në mëngjes (sipas orës lokale) kur duket se ka goditur murin anësor të një ndërtese, duke goditur disa vetura në Broad Street.

Helikopteri dhe veturat shpërthyen në zjarr dhe me këtë rast janë shkaktuar pasoja.

Njerëzit në rrugë thanë se kanë parë një re të madhe tymi, ndërsa zjarrfikësit dhe policia janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.