Rrëzohet helikopteri rus, katër të vdekur

Katër persona kanë humbur sot jetën në një aksident me helikopterë në rajonin autonom rus të Khanty-Mansi, kanë bërë të ditur zyrtarja e qeverisë lokale Natalija Gunkin.

Bota

29/11/2015 13:09

Helikopteri i tipit AS-350 është rrëzuar në afërsi të fshatit Kedrovo. Sipas informatave paraprake, në helikopter gjendeshin pesë persona, dy anëtarë të ekuipazhit dhe tre pasagjerë, kurse katër kanë humbur jetën”, ka shtuar Gunkin, duke shtuar se janë duke u zhvilluar hetime, transmeton lajmi.net.

Helikopteri ishte duke fluturuar në linjën Tyumen-Hantimanskijsk. (lajmi.net)