Rrëzohet helikopteri në Rusi, të paktën 19 viktima

Një helikopter rus është rrëzuar në rajonin e Krasnoyarsk Territory, ndërsa reporterët thonë se janë regjistraur ët paktën 19 viktima.

Bota

04/08/2018 09:22

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se helikopteri MI-8 u rrëzua në orën 03:20, rreth 180 kilometra larg nga qyteti i Igarkës.

Ministria nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa mediat ruse cituan burime policore, duke thënë se tre anëtarë të ekuipazhit dhe 16 pasagjerë u vranë.

Aktualisht është ngritur një grup pune, që po heton për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit, proces që pritet të zgjasë disa ditë.