Rrëzohet edhe një mur tjetër i stadiumit “Adem Jashari” (FOTO)

Vazhdojnë problemet me stadiumin “Adem Jashari”. Së fundmi është rrëzuar edhe një tjetër mur rrethues i impiantit mitrovicas.

Sport

12/03/2017 22:09

Një gjë e tillë ka ndodhur dje (e shtunë), derisa klubi i Trepçës ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Drejtuesit e klubit “Xehetar” janë ankuar gjithmonë se punimet në stadium kanë qenë të kualitetit shumë të dobët.

Para një muaji ishte rrëzuar një tjetër mur i stadiumit “Adem Jashari”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6