Rrëzohet avioni mbi turmë në Gjermani, ka edhe të vdekur

Një avion është rrëzuar mbi një turmë në Hesse të Gjermanisë.

Bota

14/10/2018 19:33

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi që një avion i vogël i prodhuar nga “Cessna”, u rrëzua mbi një turmë në shtetin perëndimor Hesse të Gjermanisë.

Gjithashtu raportohet se disa të tjerë janë plagosur gjatë incidentit që ndodhi rreth orës 3:45 pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Avioni Cessna ka goditur dy të rritur dhe një fëmijë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Gjatë përpjekjes për të ateruar, avioni ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur përmbi turmën e njerëzve.