Rrëzohet aeroplani me komplet ekipin e futbollit (FOTO)

Aeroplani me një ekip të futbollit nga Brazili është rrëzuar pas një problemi elektrik.

Sport

29/11/2016 08:18

Një aeroplan me 81 udhëtarë përfshirë një ekip të futbollit nga Brazili është rrëzuar pak para se të mbërrinte në qytetin Medelin në Kolumbi.

Raportohet për gjashtë të mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua për shkak të problemeve elektrike, përcjell “Lajmi.net”.

Në aeroplan ishte skuadra e Chapecoense, që kishte të caktuar finalen e Copa Sudamerica, kundër ekipit nga Medellin, Atletico Macional.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.