Rrezitja ulë rrezikun e prekjes nga kanceri pankreatik

Ne e dimë se ekspozimi ndaj diellit mund të rrisë rrezikun nga kanceri i lëkurës, por një studim i ri tregon se ekspozimi i tepërt mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri pankreatik.

Lifestyle

07/05/2015 21:18

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë ekzaminuan të dhëna nga 107 vende të botës dhe gjetën se normat e kancerit pankreatik kanë qenë më të larta në vendet me shumën më të vogël të rrezeve të diellit.

Ata thanë se kjo mund të jetë për shkak të mungesës së vitaminës D, nëse kalojnë rrallë kohë në diell, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit të cilët jetojnë në vende me diell afër ekuatorit kanë normën një të gjashtën e normës së mundësisë normale për t’u prekur nga kanceri pankreatik se ata që jetojnë në vende pa diell”, thotë autori kryesor i studimit, Cedric Garland.

“Rëndësia e mangësisë së rrezeve të diellit fuqishëm sugjeron se mungesa e vitaminës D kontribuon në kancerin pankeratik”, shton ai.

Megjithatë, ata gjetën një lodhje të fortë në mes të normave të kancerit pankreatik dhe vendeve me vranësira edhe kur këta faktorë ishin konsideruar, transmeton Lajmi.net.

Studimi është i publikuar në revistën Steroid Biochemistry dhe Molecular Biology. Ky nuk është studimi i parë që krijon një lidhje në mes të ekspozimit ndaj diellit dhe kancerit pankreatik.