Rreziqet e të pastruarit veshët me shkopinj pambuku (Foto)

Roberto A Ferdman rrëfen se si para disa viteve nëna e tij kishte filluar të ketë dhimbje të tmerrshme veshi.

Lifestyle

29/01/2016 11:29

 

Dhimbja ishte e pa përshkueshme, shpjegon ai, dhe nuk hiqej.

“Për një javë, ajo kishte ecur me një dhimbje të trishtueshme në kokën e saj.

Pas një kohe ajo kishte shkuar te doktori, i cili e kishte kontrolluar atë me një otoskop. Brenda pak sekondave ai e kishte hequr otoskopin nga veshi i saj, dhe ia kishte ngulur sytë asaj”, tregon Ferdman, transmeton lajmi.net.

“A ke qenë duke i pastruar veshët me shkopinj pambuku?”, e kishte pyetur doktori nënën e tij.

Nëna e Ferdman kishte qenë duke i pastruar veshët qe një kohë të gjatë me shkopinj pambuku, por ajo nuk e kishte ditur se ishte duke u ngatërruar me një proces natyror.36-bigread3-alamy.jpg

Ajo kishte filluar të ketë dhimbje veshi për shkak se kishte infeksion veshi, dhe siç duket përdorimi i shkopinjve të pambukut për pastrim e kishte shkaktuar atë.

“Më premto diçka, më premto se asnjëherë më nuk do të përdorësh shkopinj pambuku për pastrim të veshëve”, i ishte drejtuar doktori nënës së Robertos, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se çdo paketë e shkopinjve të pambukut shkruan “Mos e futni brenda kanalit të veshit”, njerëzit e injorojnë këtë gjë.

“Shpeshherë vinë njerëz që kanë problem me vesh për shkak të shkopinjve të pambukut”, thotë Dennis Fitzgerald, otolaringolog në Washington.

Ishin vitet e 70’ta kur kishte filluar që në paketime të shkopinjve të pambukut të shkruhet që ato nuk bën të futen në kanalin e veshëve.

Ndërsa sot, paralajmërimet janë edhe me të dukshme pasi që shkruhet qartazi “Mos i futni në kanalin e veshëve”, raporton lajmi.net.

“Njerëzit mendojnë se është një gjë normale t’i pastrojnë veshët e tyre – ata mendojnë se dylli i krijuar në vesh është i fëlliqtë, dhe i padobishëm”, thotë Fitzgerald.

Ai gjithashtu tregon se dylli i veshëve ndihmon t’i lubrifikoj dhe t’i mbroj sytë tonë.

Dylli, siç thotë ai, e bën të njëjtën gjë edhe për kanalin e veshëve, ku lëkura është e hollë dhe e ndjeshme, dhe shumë lehtë e prekshme nga infeksionet.

“Trupi juaj e prodhon atë (dyllin e veshëve) për ta mbrojtur kanalin e veshit”, thotë Fitzgerald, transmeton lajmi.net.

“Ju po hiqni nga veshi juaj atë çfarë duhet të ishte aty. Kjo është një gjë shumë natyrale dhe aspak e ndyrë”, ka shtuar ai.

Edhe nëse veshët tonë do të duhet të pastroheshin, shkopinjtë e pambukut nuk janë të mirë për këtë punë pasi që forma, madhësia dhe gjithçka rreth tyre ndikon që dyllin e veshëve ta shtyni më brenda, drejt timpanit të veshit, në vend se ta largoni atë.

“Të shtysh dyllin e veshëve më brenda mund të shkaktoj humbjen e dëgjimit”, thotë Fitzgerald.

Për këtë arsye e disa tjera, Akademia Amerikane e Otolaringologjisë i ka futur shkopinjtë e pambukut në listën e ‘Intervenim i dëmshëm dhe i padobishëm’, në udhëzimet e tyre të vitit 2008, raporton lajmi.net.

Prandaj, kujdes herën tjetër kur të pastroni veshët dhe me çfarë i pastroni ata! /lajmi.net