Rreziku nga fjetja në dhomë me temperaturë të lartë

Fjetja në një dhomë me temperaturë të lartë mund të rrisë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve, tregon një hulumtim i ri.

Lifestyle

05/01/2018 15:43

 

Ritmi i qarkullimit të gjakut mund të përkeqësohet kur nivelet e dritës dhe të nxehtësisë nuk janë të sinkronizuara gjatë ditës apo natës, thonë shkencëtarët.

Por jeta moderne dhe mënyra se si jetojmë ndihmon të shkaktojë një çekuilibër duke prishur orën e trupit.

Ora e trupit është e rëndësishme dhe përçarja mund të shkaktojë jo vetëm problemet e gjumit, por edhe çrregullime të caktuara psikiatrike dhe njohëse, thonë shkencëtarët.

“Ka mënyra të thjeshta për të imituar më shumë kushte natyrore, të tilla si temperatura të ftohta në dhoma gjumi dhe marrjen e sa më shumë dritë në mëngjes. Njerëzit duhet të zgjohen në mënyrë të natyrshme në kohë në mëngjes pa një orë alarmi”, tha profesor Ralf Stanewsky, nga Universiteti i Kolegjit në Londër.

Ndryshe, aktualisht është e paqartë se si temperaturat e brendshme dhe të jashtme lidhen me njëra-tjetrin dhe orën e trupit, kështu që nevojiten hulumtime të mëtejshme./rtklive/