Rreziku në Facebook

Nëse ju jeni një përdorues të Facebook-ut, ky informacion mund të jetë me interes për ju. Një virus i ri ka goditur përdoruesit, 800.000 prej tyre, duke ua vjedhur fjalëkalimet. Sipas hetuesve italianë të sigurisë, ky malware rrëmben llogaritë e Facebook’ut dhe shfletuesit (browserët) e shfrytëzuesit. Analistët zbuluan se virusi duket si një link  në…

Auto & Tek

03/09/2013 09:38

Nëse ju jeni një përdorues të Facebook-ut, ky informacion mund të jetë me interes për ju. Një virus i ri ka goditur përdoruesit, 800.000 prej tyre, duke ua vjedhur fjalëkalimet. Sipas hetuesve italianë të sigurisë, ky malware rrëmben llogaritë e Facebook’ut dhe shfletuesit (browserët) e shfrytëzuesit.

Analistët zbuluan se virusi duket si një link  në emailin tuaj ku ju lajmëron që dikush ju ka bërë tagg në një post në  Facebook. Kur klikoni në këtë link, ju drejtoheni në një vend të ndryshëm, i cili ju pyet për të hapur një plug’in në mënyrë që të shikojnë videon. Bammm, ju jeni të infektuar.

Pasi që kompjuteri juaj infektohet, sulmuesit mund të marrin të dhënat e juaja nga bronsverët tuaj, ata mund të hyjnë në çdo gjë që ju keni ruajtur në browser, duke përfshirë llogaritë me fjalëkalime të ruajtura. Nëse ju ruani fjalëkalimet tuaja për faqet e ndryshme te rrjeteve sociale në browserët tuaj, atëherë ju mund të jeni në rrezik edhe më të madh duke u sulmuar.

Në këtë moment, analistët e sigurisë kanë gjetur se ky virus i ri i Facebook infekton Google Chrome dhe Firefox me një shpejtësi prej 40.000 sulmeve në orë, me një total prej 800,000 të infektuar deri tani. Kompania Google është e vetëdijshme për virusin dhe ka deaktivizuar shtesat në browser që lejon atë të sulmojë Google Chrome.

Facebook është duke punuar për të bllokuar njerëzit që të klikojne mbi linkun që përmban virusin, por duhet të keni kujdes se në qoftë se ju merrni nje njoftim për Facebook nga dikush në listën tuaj të kontaktit, ateherë edhe ata mund të jenë të infektuar me këtë virus.

Si një masë paraprake, ju nuk duhet të instaloni një plug’in në mënyrë që të shikojnë video në Facebook në këtë moment. Deri tani browserët Internet Explorer dhe Safari duket të jenë te paprekur nga ky virus i fundit.