“Rrezikova amputimin e këmbës për të vazhduar ndeshjen”

Ylli i Kombëtares së Anglisë ka shokuar të gjithë me një deklaratë të tijën.

Sport

29/10/2018 18:30

Mbrojtësi i Everton, Michael Keane, ka bërë të ditura disa detaje rreth situatës së tij pas lëndimit të rënd që kishte pësuar, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi kishte pësuar një lëndim në vitin 2017 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës, që e detyroi lojtarin t’i nënshtrohej një intervenimi.

“Gjatë pauzës ndjeja një dhembje. Nuk i dhashë rëndësi dhe nuk e kontrollova fare dhe u ktheva në fushë sikur çdo gjë të ishte normale” ka treguar Keane.

“Mund ta godisja topin por jo me ndjesinë e njëjtë. Ndeshja ndaj Burnleyt ishte e mirë, por pas ndeshjes gjithçka shkoi keq. Pasi hoqa këpucët, gjithçka u mbulua nga gjaku” ka vazhduar ai.

“Më kanë thënë se nëse do të vazhdoja, këmba do të infektohej dhe do mund ta kisha humbur këmbën” ka përfunduar anëtari i Everton.

Këso ndodhi tregojnë se futbolli ndonjëherë është shumë më shumë se një lojë. /Lajmi.net/