Rrezikon jetën për të fotografuar tornadon

Një djalë nga Australia që kishte mbetur përpara një tornadoje gjigante është me fat që është gjallë.

Fun

19/06/2018 09:53

 

Në vitin 2013, Daniel Show ka rrezikuar jetën e tij për të fotografuar një prej tornadove më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Pas stuhisë, ai vuri re se i kishte mbetur vetëm gjysma e makinës së tij pasi pjesa tjetër fluturoi në ajër.

“Ishte eksperienca më e frikshme e jetës sime. Prisja të vdisja. Isha i bllokuar dhe një gjysmë rimorkioje e përmbysur mund të më binte sipër”, tha ai.

Për shumë njerëz, stuhitë janë të tmerrshme dhe qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, por për Danielin nuk ka qenë kështu. Ai i ka patur pasion që kur ka qenë fëmijë.

Tani, së bashku me mikun e tij, Show mendon të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të parë tornadot më të rrezikshme në botë./tesheshi.com/