Rrezikohet seriozisht shtëpia e kulturës në Vushtrri, uji ka vërshuar ballkonet

Gjendja e objektit ku është e vendosur Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri është e rëndë.

Lajme

20/02/2018 16:40

Objekti i vetëm që prodhon kulturë në qytetin e Vushtrrisë përveç gjendjes së rëndë në të cilën gjendet, me dyer e dritare 50 vjeçare, tash problemi ka filluar të behët shumë serioz.

I gjithë objekti po rrezikohet për shkak të një ulluku apo bartësi të ujit të çatisë. Në mungesë të tij, kur bije shi, uji po pikon nëpër ballkone duke e përshkruar tërë objektin, shkruan lajmi.net.

Pamja e jashtme e objektit me vlera të trashëgimisë kulturore i ngjason më shumë një ndërtese të braktisur e të lënë pasdore, ndërsa mungesa e shkallëve dhe jostabiliteti i kësaj ngrehine vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët e Vushtrrisë. /Lajmi.net/

YouTube player