Rrezikohet marrëveshja Thaçi-Mustafa

Marrëveshja e arritur javë më parë mes liderit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa për të përshpejtuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja është në rrezik.

Lajme

31/03/2014 06:28

Thaçi e Mustafa kishin rënë në ujdi që përmes formës së shpërbërjes së parlamentit të ndodhte edhe shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kur e bënë këtë skenar politik, kreu i Qeverisë ka llogaritur në votat e koalicion qeverisës, ndërsa Isa Mustafa kishte llogaritur në votat e saj plus edhe ato të AAK-së.

Por, prej asaj kohe kur Thaçi e Mustafa u pajtuan me skenarin e deri tani, në Kuvend gjërat kanë ndryshuar dhe del se nuk dot mund ë sigurohen 80 vota të nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin, shkruan Tribuna.

Sujektet politike që janë të gatshme për shpërndarje të Kuvendit, PDK-LDK-AAK-KKR i kanë gjithsejtë vetëm 78 deputetë.

Ndërsa Vetëvendosje dhe deputetët minoritarë po refuzojnë votën për marrëveshjen Thaçi-Mustafa.