Rrezik nga qentë në oborrin e QKUK-së

Qentë endacakë po rrezikojnë pacientët e shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës por edhe kalimtarët e rastit.

Lajme

24/01/2018 20:34

Në rrezik janë edhe studentët që shfrytëzojnë bibliotekën e Fakultetit të Mjekësisë që ndodhet në hapësirat e këtij institucioni shëndetësor, njofton Klan Kosova.

Por drejtuesit e QKUK-së thonë se nuk është në kompetencë të tyre që të merren me këtë problematikë.

Të ngarkuarit me këtë punë në Agjensionin e Ushqimit dhe Veterinarisë po thonë se qeveria u ka ndarë mjetë për trajtimin e qenve endacakë.