Rrezik i madh për ekipet italiane, kjo ndeshje mund të ndodh në shortin e Ligës së Kampionëve

Për herë të parë pas 11 vitesh, dy skuadra italiane janë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

14/03/2018 07:37

Roma u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Giallorossët’ fituan ndaj Shakhtar Donetskut me rezultat 1:0 në Stadio Olimpico duke siguruar pjesëmarrjen në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë.

Për herë të parë pas 11 vitesh, dy skuadra italiane janë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Por, mediat italiane shkruajnë se ekziston rreziku i ballafaqimit mes Juventusit dhe Romës.

Në shortin e 16 marsit, mund të nxirren si çifte edhe skuadrat nga i njëjti shtet. /Lajmi.net/