Rrezet e diellit për mendjen dhe trupin tuaj

Përfitimet nga rrezet e diellit janë të shumta,pasi dielli heq stresin, eliminon ankthin dhe nxit kujtime pozitive.

Lifestyle

26/05/2018 11:58

 

Helioterapia është një terapi bazuar në ekspozimin ndaj diellit për të trajtuar çrregullime të llojeve të ndryshme. Ne kemi përjetuar një dimër të gjatë ku mungesa e dritës e ka errësuar humorin tonë dhe sapo dalin rrezet e para të diellit ne menjëherë ndjehemi më të gëzuar dhe të shëndetshëm.

Kjo ndjenjë e mirëqenies dhe ngrohtësie që na jep ekspozimi ndaj diellit është rezultat i një ndërveprimi kompleks midis sistemit fiziologjik dhe rrezeve të diellit. Një shëtitje në ajër të pastër ose pak çaste relaksi nën rrezet e diellit është e rëndësishme dhe e dobishme për shëndetin tonë.

Dielli dhe rrezet e tij janë një ilaç natyral për shëndetin tonë dhe mirëqënien.
Ja disa përfitime që kanë rrezet e diellit tek ne:

Për kockat: të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është vitamina D. Është e qartë se për të përfituar më mirë rrezet e diellit, lëkura duhet të jetë e zhveshur, prandaj ne vishemi hollë mënyrë që të ekspozojë sa më shumë lëkurë të jetë e mundur në dritë. Ndër efektet më të rëndësishme që ofron helioterapia në lëkurë, është transformimi i vitaminës D në formën aktive (D3)që është kryesore për shëndetin e lëkurën tonë. Përveç luftimit të osteoporozës, aktivizimi i vitaminës D në komponentin e tij aktiv është thelbësor për trajtimin e reaktizmit të shkaktuara nga mungesa e kësaj vitamine.

Mban larg sëmundjet: koha e mirë me diell na ofron mundësinë të zbavitemi pas një ditë pune, duke bërë një shëtitje në ajër të pastër e cila ul nivelin e stresit dhe rrit prodhimin e serotoninës. Jo vetëm që sistemi imunitar bëhet më i fortë, por përmirëson dhe humorin tonë. Ditët me diell gjithashtu na japin motiv për t’u larguar nga jeta sedentare duke u bërë aktiv për të dalë për një ecje e cila përmirëson qarkullimin e gjakut e gjithashtu na ndihmon të humbim peshë.

Nxit humorin e mirë: nxehtësia nxit ndjesi të këndshme dhe kujtime pozitive. Le të përqendrohemi në rrahjen e zemrës dhe frymëmarrjen tonë. Marrja e një momenti për t’u ulur në një stol dhe për të parë botën rreth jush bëhet një meditim i vogël ditor. Mendja zgjohet dhe kreativiteti rritet, sepse papritmas krijohet një hapësirë ​​për të perceptuar një ndjenjë të thellë të paqes dhe mirëqenies nën rrezet e ngrohta të diellit. Dita e bukur dhe e nxehtë rizbulon brenda nesh kënaqësinë e të qëndruar në paqe dhe qetësi.