Rreth 600 artistë marrin pjesë në “Anadrina Jehon”

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, nesër nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të.

ShowBiz

10/05/2016 09:24

Sipas komisionit të formuar nga ana e kryetarit për organizimin e festivalit , në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me rreth 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare, për tri net sa do të zgjasë festivali.

Gjatë tri netëve të festivalit, grupet artistike do të shpalosin programin e tyre garues në përpjekje për t’u stolisur me ndonjërin nga 18 çmimet e festivalit “Anadrinia Jehon 2016”.

“Përveç grupeve artistike, në përfundim të secilës mbrëmje garuese, për publikun do të këndojnë emra të njohur të estradës shqiptare”, thuhet në një njoftim për media. /kp