Rreth 40% e atyre që shfrytëzuan hotelet në Kosovë janë vendor

Në 104 hotele, sa janë anketuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovë, e që ushtrojnë veprimtari hotelere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës, etj.

Lajme

15/03/2016 15:18

Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.43%.

Në tre mujorit e katër të vitit 2015 (tetor, nëntor, dhjetor), numri i vizitorëve është 30 685, prej tyre 41.65% janë vizitorë vendorë dhe 58.35% janë vizitorë të jashtëm, raporton lajmi.net

Kurse, numri i bujtjeve në këtë periudhë është 45 309, ku 37.56 % e këtyre bujtjeve janë nga vendorët dhe 62.44 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 21 310 vizitorë dhe 32 676 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj.

Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, SHBA-ja, Gjermania etj./ Lajmi.net