Rreth 300 forca ruse operojnë në Ukrainë

Komandanti i lartë i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove ka njoftuar se Rusia po vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Bota

03/11/2014 17:13

Përveç me furnizime të ndryshme, Rusia ka brenda Ukrainës rreth 300 trupa, roli i të cilëve është që të ndihmojnë rebelët me trajnime, ka thënë Breedlove gjatë një konference të sotme në Ministrinë e Mbrojtjes të SHBA-ve në Pentagon, transmeton REL.

Ai po ashtu ka kritikuar mbajtjen e zgjedhjeve të 2 nëntorit nga ana e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“Ato zgjedhje nuk korrespondojnë me marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk, më 5 shtator”, ka deklaruar ai.