Rreth 200 gazetarë në Itali mbrohen nga policia – Lajmi.net
Rreth 200 gazetarë në Itali mbrohen nga policia
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:54, 6 December 2017
Rreth 200 gazetarë italianë përfitojnë, disa më shumë apo më pak për nga shkalla e kërcënimit, mbrojtje policore, njoftoi sot Ministria e Brendshme italiane.

“Sot numërohen 19 masa të rëndësishme për mbrojtjen e gazetarëve”, bëri të ditur një deklaratë zyrtare, shërbimi i medias saktësoi se bëhet fjalë për 19 gazetarë që shoqërohen rregullisht nga një eskortë e policisë.

Gjithashtu u miratuan 167 masa vigjilence, çka nënkupton se 167 gazetarë të tjerë përfitojnë masa mbrojtjeje më të lehta, si patrullime të rregullta në lagjet ku ata banojnë, sipas shërbimit të medias.

Këto të dhëna u publikuan me rastin e ngritjes së një Qendre Koodinimi të Ministrisë së Brendshme në lidhje me veprime intimiduese kundrejt gazetarëve, me praninë, mes të tjerash, të ministrit të Brendshëm dhe presidentit të Federatës Kombëtare të medias.

Sipas deklaratës, 90 episode intimidimi u regjistruar mes 1 janarit dhe 31 tetorit 2017, në rënie në raport me 114 rastet e regjistruara në të njëjtën periudhë në 2016, përcjell Atsh.

“Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet fenomenit emergjent të kërcënimeve me burim nga grupime neonaziste apo neofashiste si dhe atyre me origjinë nga krimi i organizuar kundër gazetarëve të cilët me anë të punës së tyre bëjnë publike vepra penale në zona të territorit veçanërisht me rrezikshmëri të lartë”, përfundoi deklarata.

Fjalët kyçe: Gazetarët, Itali, Policia

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2