Rreth 20 të vdekur në Nju Jork, vetura hyri në mes njerëzve

Policia e Nju Jorkut ka njoftuar sot se rreth 20 persona humbën jetën në një aksident trafiku në qytetin e Schoharie, kur një veturë hyri në një hapësirë të mbushur me njerëz.

Bota

07/10/2018 19:18

Sipas autoriteteve lokale vetura ka hyrë me shpejtësi të madhe në mesin e kalimtarëve pranë dyqanit të shitjes me pakicë të ‘Apple Barrel Country Store’.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth 270 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut.

Autoritetet ende nuk i kanë bërë të ditura emrat e viktimave ose detajet e incidentit./Lajmi.net/