Rreth 20 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në pediatri – Lajmi.net
Rreth 20 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në pediatri
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 18:38, 16 July 2017
Rreth 20 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, kurse këto ditë ky numër është shtuar për shkak të temperaturave të larta, ka bërë të ditur  për Radio Kosovën drejtori i klinikës, Muharrem Avdiu.

Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) çdo ditë pranon rreth 20 pacientë, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë, Muharrem Avdiu, tha se aktualisht është shtuar numri i pacientëve për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur në Kosovë.

“Mesatarisht mbi 20 raste brenda 24 orëve i kemi rregullisht që i pranojmë në Klinikën e Pediatrisë për trajtim. Rrethanat e caktuara klimatike, ndryshime të motit, si në të ftohtë kur jemi në periudhën e dimrit edhe në të nxehtë…konsiderojmë që kemi numër të shtuar të rasteve”, tha ai.

Avdiu ka thënë se edhe numri i pacientëve, të cilët hospitalizohen në këtë repart, çdo vit shënon rritje.

Drejtori, Avdiu, thotë  se spitali që drejton qëndron më mirë edhe sa i përket kushteve sanitare dhe furnizimit me barëra krahasuar me vitet e kaluara.

Ofrimin e kushteve të mira e pohuan edhe pacientët, të cilët ishin të shtrirë në këtë spital.

Edhe Hylmete Fazliu, e cila kujdesej për djalin e saj, u shpreh e kënaqur me kushtet dhe shërbimin e stafit në këtë klinikë.

“Mirë është, në bazë të kushteve qysh i kemi mirë, mirë, nuk është keq, pastërti boll, me mëngjes kanë ardhur na i kanë pastruar dhomat, boll mirë, këto motrat kaq sa kanë mundësi, shumë mirë”, tha ajo.

Njëjtë pohoi edhe nëna e një pacienti, e cila nuk deshi t’i publikohej emri.

“Me kushtet këtu në Klinikën e Pediatrisë jemi të kënaqur, kushtet janë të mira, stafi është shumë i mirë, pastërtia është në nivel tjetër, s’po di!”, tha ai.

Në Klinikën e Pediatrisë me vite të tëra nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes së pacientëve. /RTLlive/

 

Fjalët kyçe: Klinika e Pediatrisë

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble