Rreth 11% e fëmijë në Kosovë bëjnë punë të rënda

Në Kosovë, 10. 7 për qind e fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjet bëjnë punë të rënda.

Lajme

23/06/2015 14:59

Ata janë lënë që të përkujdesen për vetën përderisa janë edhe të obliguar që të sillen sikur të rritur, duke humbur kështu fëmijërinë e tyre.

Fëmijët që merren me punë të rënda dhe të rrezikshme është një çështje për të cilën secili vend vazhdon të përballet.

Sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovë, në Republikën e Kosovës, përqindja e fëmijëve të moshës 5- 17 vjeç të cilët bëjnë punë të rënda është 10.7 për qind, transmeton lajmi.net.

Përderisa numri i përgjithshëm i fëmijëve që merren më punë të rëna, identifikuar nga qendrat për punë sociale në nivel nacional për vitin 2014, ishin 206 fëmijë.

Duke marrë parasysh këtë, pjesa më e madhe e fëmijëve të cilët merren më punë të rënda, janë disi të obliguar që të sillen si të rritur, duke humbur kështu mundësinë për të shijuar të drejtat e tyre si fëmijë.

Këta fëmijë, janë të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve në lidhje me shëndetin si dhe format e ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijëve, duke përfshirë: neglizhencë, keqtrajtim, emocionet dhe abuzim fizik.

Në disa raste, ata janë të ekspozuar edhe për shkak të mungesës së regjistrimit, mungesën për të pasur qasje në edukim dhe strehim, duke e vendosur veten në rrezik të shfrytëzimit seksual ose trafikimit, të dhëna këto nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, publikuar në childpact.org, koalicion për mbrojtjen e fëmijëve. (lajmi.net)