Rreshqitjet në rrugë janë të rrezikshme, ja se si furgoni del përpara kësaj makine si pasojë e asfaltit të rrëshqitshëm
Në komunikacion duhet pasur jashtëzakonisht kujdes, e sidomos në dimër kur rrugët janë vërtetë të rrëshqitshme.
Fun
Një çift në Perth, Skoci, pësoi një aksident automobilistik të rrezikshëm para pushimeve, kur një furgon rrëshqiti në një rrugë të akullt dhe u përplas me makinën e tyre, transmeton lajmi.net.
Kamera e cila ishte e vendosur në makinën e çiftit tregon se furgoni vije në drejtim të makinës së tyre, derisa ishte duke e marrë një kthesë.
Kini kujdes në rrugë këtë sezon sepse rrugët mund të jenë jashtëzakonisht të rrëshqitshme. /Lajmi.net/