Rrëshqasin gurët në rrugën Pejë-Kuqishtë

Rruga nga Peja për në Kuqishtë nuk është në gjendje të rregullt, kjo për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar rënien e gurëve në rrugë.

Lajme

16/11/2017 16:43

Lidhur me këtë ka njoftuar vet Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka thënë që veçse ka filluar pastrimin e rrugës, megjithatë ka bërë thirrje për kujdes.

“Dëshirojë t’iu njoftojë që të keni kujdes kur qarkulloni në rrugën N9, Segmenti Pejë – Kuqishtë, për shkak të erodimeve të gurëve të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë përfunduar në rrugë. Ne, sot me të marrë informacionet për këto zhvillime kemi ndërhyrë përmes kompanisë e cila e mirëmbanë, duke e pastruar rrugën, por kjo nuk nënkupton që është totalisht e sigurtë dhe që mundet mu përsërit prapë” ka shkruar Lekaj ne Facebook.

23519300_1570657062994097_110460993237990995_n 23622345_1570657006327436_8131504795056970799_n