Rrënqeth Adelina Ismaili: Si e përjetova shtatzëninë pas vdekjes së nënës – Lajmi.net
Rrënqeth Adelina Ismaili: Si e përjetova shtatzëninë pas vdekjes së nënës
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 13:32, 13 February 2018
Viti 2016 ka qenë një vit aspak i lehtë për motrat Ismaili. Adelina, Zanfina dhe Ema, në muajin prill humbën nënën e tyre, Monën, e cila gjithashtu ishte dhe menaxherja e këngëtareve.

Në disa intervista, Zanfina Ismaili ka rrëfyer për boshllëkun e madh që ka lënë ndarja e saj nga jeta, ndërsa së fundmi, për herë të parë Adelina ka treguar sesi e ka përjetuar të qenurit shtatzënë vetëm pak pas largimit të nënës së saj nga kjo jetë

Në një intervistë për emisionin “NiN” ajo është shprehur: “Mami ndërroi jetë në prill, unë në korrik mbeta shtatzënë. Ka qenë një intensitet ekstrem i ndjenjave.

“Jam përballur me ikjen e njeriut më të madh e më të shtrenjtë në jetë dhe në të njëjtën kohë kam mësuar se një jetë po rritej brenda meje. Në një anë ka qenë gëzim i tepruar dhe në anën tjetër ka qenë dhembje e tepruar. Mund të them lirisht se për herë të parë në jetë jam rrëzuar prej peshës së ndjenjave. Më dukej se një pjesë e imja po ngrihej lart ndërsa pjesa tjetër po fundosej.”-rrëfeu Ismaili

 

Fjalët kyçe: Adelina Ismaili

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy