Rrënohet objekti i vjetër i Komunës së Vushtrrisë

Ka filluar rrënimi i objektit të vjetër të Komunës së Vushtrrisë.

Lajme

20/09/2018 20:33

Administrata e Komunës së Vushtrrisë në korrik të këtij viti është zhvendosur në objektin e ri, i cili është donacion nga Bashkimi Europian.

Demolimi i objektit të vjetër të Komunës ka filluar javë më parë.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kishte njoftuar se inventari i përdorshëm është shpërndarë në shkolla, shoqata të dala nga  lufta, ujësjellësit e UNITETIT sipas procedurave ligjore ne fuqi.

Tahiri  po ashtu ka premtuar se shumë shpejt do të fillojë të ndërtohet sheshi “Hasan Prishtina” tek ish-Komuna e vjetër.

“Sheshi te Komuna e vjetër ka qenë projekt i vitit të kaluar, dhe po vazhdon. Ky shesh do të përfundojë në fund të këtij viti’’, ka thënë Tahiri për Kallxo.com.

Ai ka bërë të ditur se në këtë shesh do të vendoset edhe shtatorja e Hasan Prishtinës.