Rrënohet objekti i rindërtuar në Lagjen e Profesorëve në Prishtinë

Një objekt i ndërtuar pa leje në ‘lagjen e Profesorëve’ në Prishtinë është rrënuar sot nga Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës.

Lajme

26/06/2018 17:04

Kryetari i Komunës së Prishtinës  Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në facebook ka bërë të ditur se në vitin 2016 në të njëjtin vend është rrënuar një objekt i ndërtuar pa leje.

Postimi i Ahmetit:

Ky objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në vitin 2016. Tash sërish, në të njëjtin vend, është rindërtuar, edhe pse i është refuzuar kërkesa për leje nga Urbanizmi.

Përsëri sot, Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ekzekutuar vendimin për rrënim.

Tentimet e tilla, do të kenë të njëjtin përfundim. Në Prishtinë, nuk ndërtohet pa leje./Lajmi.net/

ghg