Rrëmujë dhe dhunë dyqanet angleze, fajtore premtja e zezë (Foto)

Blerësit u kacafytën në shumë dyqane, në të premten e zezë apo e njohur si Black Friday, derisa policia thotë se në qindra dyqane blerësit kanë luftuar ndërmjet tyre.

Bota

28/11/2014 18:44

Shefi i Policisë në Manchester ngatërresat ishin të parashikueshme pasi që shumë dyqane nuk kanë staf të mjaftueshëm të punëtorëve.

Policia në Manchester ka bërë tri arrestime pasi është thirrur në shtatë dyqane të Tesco, dhe njëra prej tyre është dashur të mbyllet vetëm 36 minuta pas hapjes.

Një burrë është arrestuar nën dyshimet për sulm thonë punëtorët në Salford.

Një grua është lënduar duke provuar të përfitoj nga zbritja për televizorë në dyqanin e Tesco në Stretford, ndërsa një femër ka lënë punën.

Policia e Londrës ka konfirmuar se janë thirrur në tri dyqane të Tesco në Willesden, Surrey Quays dhe Edmonton.

“Black Friday” shënohet si dita e parë e blerjeve tradicionale për Krishtlindje, gjatë së cilës turma të mëdha të konsumatorëve mund të përfitojnë të blejnë nga oferta special të shitjeve me zbritje, nga shumë dyqane nëpër botë, direkt nëpër dyqane apo edhe përmes blerjes online.