Rregullorja e Këngës së Javës në Lajmi.net

Kënga e Javës është një toplistë muzikore javore e Lajmi.net, e sjellur enkas për lexuesit. Më poshtë mund të lexoni rregullat për këtë toplistë.

Lajme

15/07/2015 08:32

-Toplista është javore;

-Toplista ka 10 këngë;

-Rezultatet e toplistave shpallen të martën mbrëma, kurse votimi i ri fillon të mërkurën në mëngjes;

-Mund të votoni më shumë se një këngë;

– Radhitja e këngëtarëve fillimisht bëhet në mënyrë alfabetike nga Lajmi.net, pastaj sistemi i radhitë këngët automatikisht sipas numrit të votave;

-Çdo javë, 2 këngët me më pak vota eliminohen;

-Ato zëvendësohen nga 2 këngë tjera, të përzgjedhura nga stafi i Lajmi.net;

-Mund të ndodhë që ndonjë javë të largohen më shumë apo më pak se 2 këngë;

-Ju mund të ndikoni në përzgjedhjen e këngëve të reja, duke komentuar këngën që keni dëshirë të futet në Kënga e Javës;

-Toplista menaxhohet ekskluzivisht nga Lajmi.net.

Lajmi.net rezervon të drejtën që të ndryshojë, përshtasë, shtojë apo fshijë pika të rregullores sipas politikave redaktuese të portalit, pa paralajmërim.