Rregullohet problemi me Internet Explorer, madje edhe për XP

Micosoft ka rregulluar virusin e zbuluar disa ditë më parë në Internet Explorer, i cili u lejonte hakerëve të kontrollojnë kompjuterë të ndryshëm. Ky rregullim është bërë madje edhe për përdoruesit e Windows XP, sistem ky që Microsoft tha se nuk do ta mbështeste më, por siç duket e mbështeti përsëri.

Auto & Tek

06/05/2014 19:38

Microsoft ishte duke luftuar këtë javë për ta rregulluar problemin e zbuluar në Internet Explorer, problem ky që ishte zbuluar nga inxhinierët e sigurisë javën e kaluar.

Duke filluar nga e enjta, përdoruesit e kompjuterëve personal do të marrin një përditësim automatik për Windows, në mënyrë që hakerët të mos kenë çasje në kompjuterët e tyre.

Virusi, i cili ka efekt në shumë versione të shlfetuesit, lejon hakerët që të marrin kontroll total të kompjuterit në qoftë se ata dëshirojnë që ta bëjnë këtë në kompjuterin tuaj.

Kjo do të thotë se ju duhet të klikoni në një link të keq dhe të vizitoni një faqe të infektuar duke përdorur Internet Explorer në mënyrë që ta merrni virusin.

Kishte shumë deklarata se përdoruesit e kompjuterëve personal që kanë sistemin XP do të mund t\’i ekspozoheshin më lehtë sulmeve të hakerëve, për shkak se Microsoft nuk e mbështet më Windows XP. Por kompania të premten tha se problemi është zgjidhur edhe për përdoriesit e XP.