Rregulli, mision i pamundur apo shkencë?

Shtëpitë po bëhen gjithnjë e më të vogla dhe kërkojnë një menaxhim më efektiv të hapësirë. Disa prej gjërave që na nevojiten do të duhet të heqim dorë duke menduar nëse janë vërtetë të nevojshme?

Lifestyle

15/09/2017 19:46

Japonezët ekanë transformuar këtë aftësi në një filizofi të vërtetë jete.Një shtpëi e organizuar dhe racionale do ju ndryshojë jetën.

Rregullimi bëhet njëherë e përgjithmonë
Ndryshe nga ne që jemi të bindur që të procedojmë hap pas hapi, puna bëhet njëherë e mirë, ndryshe shtëpia nuk do të jetë kurrë në rregull. Të gjendesh në njëmjedis të organizuar do të sjellë një ndryshim kaq radikal se do ju bëhet e natyrshme, transmeton Top Channel.

Hapi i parë: Hedhja e gjërave të panevojshme
Kriteri është: të heqësh dorë pa mëshirë nga ato që nuk i përdor. Hapi i parë është përzgjedhja e atyre që do heqim qafe jo vetëm dhomë për dhomë, pra dollapet, por gjithçka. Metoda e sugjeruar: Hidhni gjithçka në dysheme, veshjet, letrat, dokumentat, librat, fotografitë, etj., dhe filloni më pas seleksionimin.

Çfarë të hedhësh
Për të lehtësuar këtë zgjedhje, zakonisht e dhimbshme, ka disa kritere. Për shembull, frymëzohesh nga ideali se nuk mund të udhëhiqesh më nga keqardhja. Në vend të dytë janë ruajtja e gjërave që na emocionojnë vërtetë. Ky ndryshim vizioni është vendimtari.

Ndikimi në mendje
Aftësia për tu liruar nga gjërat e panevojshme është aftësia  për ti bërë “reset” jetës. Mësohesh të jesh më pak i kapur pas të shkuarës, përfitohet vetëdija për veten dhe idealet e tua, si dhe përmirëson vetëlverësimin tonë.  /Lajmi.net/