“Rregulli financiar nuk punon, nuk aplikohet”

Aurelio De Laurentiis ka bërë një deklaratë goditëse.

Sport

11/12/2018 09:33

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se skuadrat po e shkelin me qëllim rregullin financiar.

UEFA prezantoi masat për të siguruar stabilitetin financiar, por skuadrat si, Manchester City dhe Paris Saint-Germain, po akuzohen se e kanë anashkaluar me qëllim.

“FFP (Rregulli financiar) nuk punon, nuk aplikohet”, tha De Laurentiis për TuttoNapoli, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse do të zbatohej, atëherë gjysma e Serie A do të duhej të mbyllet. UEFA bën atë që munden, por gjithnjë është një çështje politike dhe kushdo që merr qëndrim është i padurueshëm “.

De Laurentiis po fliste nga Anfield, ku napolitanët  përballen me një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

“Napoli ka bërë diçka të jashtëzakonshme për nëntë vite, për ata që e vlerësojnë … është më mirë të qëndrosh i qetë.

“Gjithçka po shkon mirë, tani kemi Liverpoolin, një klub të madh me pronarë të mëdhenj dhe lojtarë të shkëlqyeshëm.

“Unë jam i qetë me Ancelottin, ai është gjithmonë i drejtë dhe nuk ka pse të dëshmojë asgjë për askënd.

“Ai ka fituar gjithçka dhe mund të transferojë qetësinë tek lojtarët dhe ai e di momentin e duhur për t’i vënë ata në lehtësi”, ka shtuar më tej De Laurentiis. /Lajmi.net/