Rregullat e tualetit

Garuesit në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi kanë marrë një listë të pazakonshme që specifikon pothuajse gjithçka që guxojnë ose nuk guxojnë të bëjnë në fshatin e atletëve. Garuesi kanadez në snowboard ka publikuar një fotografi me një rregullore që i pret atletët në dhomat e tyre e që shërben si shpjegim se si mund të…

Sport

02/02/2014 17:24

Garuesit në Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi kanë marrë një listë të pazakonshme që specifikon pothuajse gjithçka që guxojnë ose nuk guxojnë të bëjnë në fshatin e atletëve.

Garuesi kanadez në snowboard ka publikuar një fotografi me një rregullore që i pret atletët në dhomat e tyre e që shërben si shpjegim se si mund të përdorin vaskën e tualetit.

Kuptueshëm, atyre nuk u lejohet të shkelin mbi të, por një rregull e pazakonshme i parandalon ata që të peshkojnë në të.

Sebastien Toutant

Nëse kjo do të paraqet ndonjë parandalim ose pengesë për atletët është vështirë të thuhet por pas një udhëtimi të gjatë për në Sochi në Rusi, mund të jetë ndjenjë e keqe të mësoni se nuk mund të qëndroni si të doni në tualet.