Rregullat e pushimit të mirë të pasdites

Gjumi i pasdites shpesh di të shndërrohet në makth nate pasi që ndihemi të lodhur dhe pyesim veten se çfarë shohin mesdhetarët në këtë gjë.

Lifestyle

15/01/2017 23:32

Dhe për të mos qenë kështu, ia vlen të mësohet se si bëhet pushimi i mirë i pasdites.

Për fillim, gjumi duhet të jetë i shkurtër, prandaj, vëni alarmin për 15 ose 20 minuta, por mund ta provoni edhe atë trukun e menaxherëve – rehatohuni në kolltuk me çelësa në dorë. Kur ju bien çelësat, është koha për t’u zgjuar, ndërsa do të ndiheni të pushuar.

Sigurisht, fikni çdo gjë që mund t’u pengojë – telefonin, telefonin mobil, televizorin ose radion. Sytë gjithsesi i mbuloni që të mos ju pengojë drita, ndërsa provoni ta fikni edhe trurin. Paramendoni se si trupi rehatohet këndshëm në kolltuk ose dyshek, madje edhe kjo do t’ju relaksojë dhe pushojë nëse nuk arrini të flini.

Kur të zgjoheni, pini një gotë ujë ose hani një copë çokollate që trupi sa më shpejt të kthehet në gjendje të zgjuar.