Rregullat e një mëngjesi të shëndetshëm

Studimet këshillojnë të konsumojmë mëngjes patjetër, duke theksuar se është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Lifestyle

03/12/2016 12:11

Studiuesit kanë listuar 5 rregullat që duhet të zbatoni kur konsumoni mëngjes, në mënyrë që ai të jetë sa më i shëndetshëm sepse shpesh mund të mendojmë që zgjedhim ushqimet e duhura, por nuk janë ato.

Më shumë proteina sesa sheqer. Sheqeri edhe pse të jep energji të menjëhershme, kjo ndodh për pak kohë dhe pastaj shumë prej tyre kthehen në kalori sesa në energji. Edhe pse për të gjithë është normale që zgjimi të bëhet duke shijuar diçka të ëmbël, këshillohet që kjo të shmanget ose të zëvendësohet me diçka tjetër më të lehtë si drithërat. Ndërsa proteinat janë më të këshillueshme pasi janë më të shëndetshme dhe një burim i pafund energjish.

Kujdes me sasinë. Edhe pse mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë me sasinë. Mjafton një mëngjes me 300 kalori nëse duam të humbasim peshë, por disa dietologë këshillojnë një mëngjes  500 kalori për ata që bëjnë jetë aktive.

Mos e shmang kurrë. Nuk duhet ta shmangësh asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes me idenë se kjo do t’i shëndoshë, por kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi. Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën. Kjo është vërtetë e rëndësishme pasi mëngjesi të jep energji, vë në lëvizje trupin dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta gjatë ditës.

Një copë djathë Parmixhano. Djathrat janë të këshillueshëm pasi largojnë urinë dhe stimulojnë metabolizmin. Gjithashtu është e provuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit.

Hani brenda një ore nga zgjimi. Sa më parë që të konsumojmë mëngjes, aq më shpejt aktivizohet metabolizmi. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, atëherë më mirë mos të presim gjatë edhe pse duhet të kalojë pak kohë që organizmi të jetë zgjuar plotësisht që të realizojë tretjen në kohën e saj. Zgjimi dhe konsumimi i sasisë së duhur të proteinave dhe karbohidrateve ndihmon madje që të evitoni zgjedhje të gabuara gjatë ditës. Idealja do të ishte konsumimi i mëngjesit brenda një ore nga zgjimi.