Rregullat e arta për të pasur një kënaqësi të madhe seksuale – Lajmi.net
Rregullat e arta për të pasur një kënaqësi të madhe seksuale
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 13:05, 27 October 2017
Ka disa elementë që e ndikojnë jetën seksuale në mënyrë të ndjeshme.

Për kulturën kineze të “feng shui” gjëja më e rëndësishme në këtë raport është ekuilibiri dhe në dhomën e gjumit ky raport duhet të jetë “jing-jang”, mashkull-femër, pushim-dashuri, gjumë-seks. Ja disa rregulla për ta arritur këtë ekuilibër.

Dhoma juaj duhet të paraqesë simbolin “dashuria në shikim të parë”
Dhoma juaj e gjumit le të manifestojë gjithmonë “dashuri” sa herë që të futeni në të. Nuk mendohet në krevat në formë zemre, por në një dhomë e cila është e pastër, e cila duket bukur dhe në të cilën nuk ka libra, kompjuter dhe vegla për ushtrime.

Hiqni vrasësit e pasioneve
Për shumë çifte, fëmijët janë vrasësit e pasionit. Nëse keni fëmijë, juve ju duhet hapësirë në të cilën ata nuk do të jenë prezent. Largoni nga dhoma e gjumit të gjitha fotografitë, lodrat dhe gjërat e tjera që u përkasin fëmijëve. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë vetëm për të rritur.

Zbukuroni
Blini dyshek të mirë dhe mbulesa të bukura që të ndjeheni bukur çdoherë që të gjendeni në dhomën e gjumit. Shmanguni luleve, dekorimeve dhe gjërave që janë “femërore” ose “mashkullore”. Zgjidhni ngjyra neutrale dhe elemente neutrale dekorative.

Krijoni barazi
Dizajnerët ndoshta nuk e duan simetrinë, por feng shui e do. Në të dy anët e krevatit duhet të vendosni nga një komodinë identike mbi të cilat qëndrojnë dy llamba identike, në mënyrë që të krijohet barabarësi dhe ndjenjë e të drejtave të barabarta.

Hiqni pasqyrat
Pasqyrat e dyfishojnë numrin e njerëzve në një hapësirë – ndërsa kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, vetëm dy njerëz duhet të jenë në të. Krahas kësaj, pasqyrat shkaktojnë edhe pagjumësi, e nëse nuk jeni të pushuar nuk do të jeni të disponueshëm edhe për seks.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3