Rregulla kundër stresit për të përmirësuar cilësinë e punës

Strategjitë e vogla dhe zakonet e reja mund të na e përmirësojnë cilësinë e jetës edhe në zyrë. Ja çfarë duhet të dini

Lifestyle

05/10/2017 23:41

Kthimi nga pushimet, që i kemi lënë në kujtesën e largët, dhe përqendrimi i vëmendjes tek zakonet e përditshme të jetës, shpesh na bën të humbim. Dhe pse jeni në punë, shëndeti mendor duhet të jetë gjithmonë një prioritet. Të shmangësh nënshtrimin në zyrë, nën peshën e stresit është e mundur. Ja si mund të veproni?

Të ndjekësh rregulla të thjeshta për të inkurajuar relaksimin dhe për të përmirësuar cilësinë e punës është e mundur: mjafton të kufizohet stresi dhe ankthi.

Shënime paraprake: Muzika ka fuqinë për të relaksuar mendjen dhe për të ngadalësuar ritmin e zemrës, duke ulur presionin dhe duke e bërë të marrë një efekt qetësues. Terapia muzikore është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër stresit me një kosto zero, duke vënë kufje nuk shqetësoni kolegët. Jeni vetëm ju dhe muzika dhe kjo ju krijon një gjendje të këndshme.

Nga kokrra tek petali: Kafja nuk na ngre vetëm humorin, por është dhe një element i fortë social që na ndihmon në forcimin e marrëdhënieve me kolegët. Një kafe në pushim, mund të na bëjë të relaksohemi dhe të qetësojmë mendjen për disa minuta. Megjithatë sasia e tepër e kafeinës rrit nivelet e kortizolit (hormonit të stresit), kështu është mirë që të konsumoni diçka të ëmbël dhe padyshim më efektive për të luftuar tensionin dhe ankthin: p.sh. kamomili. I shkëlqyer edhe si tretës, do t’ju sigurojë furnizimin e duhur të lëngjeve që në mjedise të mbyllura kanë nevojë për hidratimin e duhur.

Hiqni mendimet e këqija: Quhet Mindfulness, një praktikë që përdoret si një strategji e dobishme kundër stresit dhe që favorizon përqendrimin në të tashmen. Lirimi i mendjes gjithashtu shërben për të devijuar mendimet negative dhe për të hequr ankthet e së ardhmes.

Çamçakëz që të qetëson: Dentistët mund të mos pajtohen, por sipas një hulumtimi në Universitetin Swinburne të Melburnit, në Australi, çamçakëzët do të ishin efektive për të lehtësuar stresin.

Çështje esencash: Përdorimi i vajrave esencialë natyrorë ndihmon për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor. Një qiri aromatik për ta mbajtur afër tavolinës së punës suaj është një aleat i shkëlqyer për t’u çlodhur dhe për të përballuar me qetësi angazhimet e përditshme. Sugjerimi? Provoni esencat e livandos dhe rozmarinës: efektet negative të stresit do të largohen duke i lënë vendin një arome delikate dhe të këndshme. /Lajmi.net/