Rrëfimi tejet emocionues i ushtarëve britanikë për Ditën e Çlirimit

Ndërhyrja në Kosovë ishte për njerëzit, përfundimisht për njerëzit, thuhet në mesazhin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, ditën kur festohet 19-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimi nga forcat serbe.

Lajme

12/06/2018 12:12

Në një video të shpërndarë nga Ambasada e Britanisë, ushtarët britanikë rrëfejnë momentet e para të hyrjes përmes kufijve të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Vozitja nëpër rrugë, kalimi nëpër fshatra e qytete, të shohësh njerëzit duke dalë nga shtëpitë e tyre, pamja e konfuzit, ngazëllimit, mosbesimit, dhe pastaj gëzimi i pastër kur na shihnin neve tek po vinim”, rrëfen eksperiencën e tij njëri nga komandantët britanikë që kishte hyrë ndër të parët në Kosovë.