Rrëfimi shokues i gruas së kapitenit të Chapecoenses

Vazhdon zbulimi i prapaskenave të dhimbshme të tragjedisë së Chapecoenses.

Sport

01/12/2016 16:20

Kapiteni i skuadrës, Cleber Santana, kishte planifikuar udhëtim për pushime në Republikën Domenikane, me gruan dhe 13 anëtarë të klubit.

Kështu ka deklaruar gruaja e tij, Rosangela Loureiro, në një prononcim për mediat braziliane, transmeton “The Sun”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kishim vendosur të bëjmë një udhëtim, në mënyrë që pas disa viteve ta kujtonim atë. Ndoshta një ditë do të largohemi nga klubi, por ne gjithmonë do të qëndrojmë së bashku”, deklaroi ajo.

Santana ishte një nga 19 futbollistët e vdekur të Chapecoenses.

https://www.instagram.com/p/BMZVixeAzEc/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.