Rrëfimi prekës i Bersant Celinës 

Ylli 21 vjeçar i Kosovës, Bersant Celina, ka treguar për historinë dhe rrugëtimin e tij.

Lajme

16/08/2018 17:46

Celina u zhvillua si lojtar në akademinë e Manchester City. Sezonin e kaluar luajti me Ipswich dhe pati performanca tejet të mira.

Këtë verë, i riu Celina u transferua në Swansea City ku deri tash pati dy paraqitje. Celina fokusin kryesor do ta ketë në Ligën e Kombeve, e cila fillon në Shtator. Celina besohet se pëlqehet mjaft nga përzgjedhësi i Kosovës, Challandes.

Por si erdhi Celina deri në këtë pikë dhe sukses të karrierës së tij?

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë vetëm 2 vjeç kur shpërtheu lufta në Kosovë. Ai jetonte vetëm 32 km nga kufiri me Shqipërinë, në qytetin historik të Prizrenit, qytet ky që ishte prekur shumë nga lufta dhe kështu familja e tij vendosi të lëvizte në Drammen të Norvegjisë, shkruna lajmi.net.

“Ka qenë për shkak të sigurisë sonë, nuk më kujtohet sepse isha shumë i vogël. Ishte kohë e vështirë, por ishte gjë e mirë që shkuam në Norvegji. Nëna ime kishte familjen atje dhe për këtë arsye shkuam në atë vend, por do të mund të ishte kudo tjetër, pasi njerëzit përfunduan në vende të ndryshme. Nuk është diçka që kam qejf të flas, por kanë qenë kohë të vështira. Ke gjithçka dhe më pas nuk ke asgjë. Prindërit e mi duhej të nisnin jetë të re, pasi ata humbën gjithçka. Nga letrat, në shkolla, në punë. Ishim emigrantë në një shtet tjetër”, deklaroi Celina për WalesOnline. /Lajmi.net/